Ballina Kosovë Pas dështimit për të dytën herë me radhë, Kuvendi njofton për seancën...

Pas dështimit për të dytën herë me radhë, Kuvendi njofton për seancën e re konstituive

50
0

Për të dytën herë me radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar të konstituohet, pas zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 9 shkurt.

Deputetët nuk arritën të përmbyllin me sukses seancën konstituive, e cila u mbajt sot nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari.

Në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje, Dehari ftoi përfaqësuesit e partive politike në konsultime.

Megjithatë, pas takimit, ai deklaroi se nuk është arritur konsensus mbi hapat e mëtejmë, dhe njoftoi se seanca do të vazhdojë më 19 prill, e shtunë në orën 12:00.

Partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK – akuzuan Lëvizjen Vetëvendosje se po e zvarrit procesin me qëllim që “të blejë kohë për pazare politike”, duke pretenduar se partia e Albin Kurtit nuk i ka votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Një tjetër pikë përplasjeje mbetet statusi i anëtarëve të kabinetit aktual, të cilët kanë dhënë dorëheqje për të marrë mandatin si deputetë. Opozita insiston se ata nuk mund të vazhdojnë detyrën në ekzekutiv.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka quajtur të pakuptimta këto kërkesa, duke theksuar se Qeveria e tij ka dhënë dorëheqje që më 23 mars dhe po ushtron funksionet e saj në mënyrë të kufizuar deri në krijimin e ekzekutivit të ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu