Ballina Aktualitet Përgjimet në SKY ECC, GJKKO pranon kërkesën e SPAK dhe zgjat me...

Përgjimet në SKY ECC, GJKKO pranon kërkesën e SPAK dhe zgjat me 3 muaj hetimet për ish-deputetin Çyrbja

52
0

Gjykata e Posaçme pranoi sot (17 prill) kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për zgjatjen edhe me 3 muaj të hetimeve ndaj ish-deputetit socialist të arrestuar prej 20 tetorit 2024, Jurgis Çyrbja.

SPAK e bëri këtë kërkesë në seancën e të martës, për shkak se është në pritje të disa letër-porosive të nisura agjencive partnere jashtë vendit, kurse vendimi u mor sot.

Prokuroria e Posaçme ka kohë deri në muajin korrik, që të kryejë hetimet për Jurgis Çyrbjan, i cili mbahet në paraburgim me masë arresti në burg, pasi bisedat e tij dalin në platformën e koduar SKY ECC, me Altin Hajrin e Shijakut, ky në kërkim si organizator i rrëmbimit dhe zhdukjes me pasojë vdekjen e Jani prengës më 17 janar 2020 në aksin Kamëz-Shijak, në ambientet e kompleksit “Golden” në pronësi të tij.

Ish-deputeti i Durrësit akuzohet se me ndërhyrjet e tij favorizonte anëtarët e organizatës kriminale duke u ndryshuar akuzat apo liruar nga qelia. Gjithashtu SPAK e akuzon edhe për nxjerrje të sekretit hetimor dhe shtetëror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu