Ballina Kulturë Traduki, mbështetje për përkthimin e letërsisë shqipe në gjuhët e rajonit

Traduki, mbështetje për përkthimin e letërsisë shqipe në gjuhët e rajonit

29
0

Shqipëria ishte pjesëmarrëse në mbledhjen e 35-të të rrjetit Traduki që u mbajt në Zagreb. Gjatë diskutimeve u trajtuan çështjet e rritjes së mbështetjes mbi botimet dhe përkthimin e letërsisë shqipe në gjuhët e rajonit.

Rrjeti i përkthimit Traduki vepron prej 15 vjetësh në Ballkan. Me ndihmën e tij janë përkthyer mbi 900 libra. Në disa vende të rajonit, ashtu edhe në Shqipëri, Traduki ka vënë standarde të reja në marrëdhëniet me përkthyesin.

Traduki është një rrjet evropian që lidh Evropën Juglindore me botën gjermanishtfolëse përmes letërsisë, përkatësisht librave, përkthimeve, festivaleve, seminareve dhe programeve të rezidencës për autorë dhe përkthyes. Gjithashtu Traduki lidh edhe vendet fqinje të Evropës Juglindore me njëri-tjetrin.

Ky projekt nisi si një eksperiment në vitin 2008, por tani është një shembull për bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar shumëpalësh dhe për ndërtimin e urave përtej kufijve në komunitetet që ndryshojnë vazhdimisht.

Përkthyesit luajnë një rol kyç në këtë strukturë e cila vlerëson maksimalisht punën e tyre si ndërmjetës kulturor.

Sot, rrjeti Traduki përfshin Austrinë, Gjermaninë, Lihtenshtajnin, Zvicrën, Slloveninë, Bullgarinë, Rumaninë, si dhe disa vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Malin e Zi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu