Ballina Kronika Aksion i Antikontrabandës dhe policisë, “shkrihet” dogana e Kapshticës

Aksion i Antikontrabandës dhe policisë, “shkrihet” dogana e Kapshticës

36
0

Drejtoria e Antikontrabandës ka kryer një aksion në degën e doganës Kapshticë, duke goditur një rast kontrabande me vlerë qindra mijë euro. Në mbrëmjen e datës 15 prill është ndaluar një trailer me peshë 40 tonë, me produkte ushqimore, të cilat nuk ishin deklaruar në doganë, nuk kishte elementë sigurie dhe përdorën dokumente të falsifikuara. Në bashkëpunim me drejtorinë e Policisë vendore Korçë, drejtoria e Antikontrabandës ka referuar në prokurori subjektin, shefin e turnit dhe doganierët e doganës për kontrabandë dhe shpërdorim detyre. Gjithashtu, hetimi po vazhdon në drejtimin e prokurorisë Korçë për përfshirjen e mundshme të drejtorit të doganës.