Manchester Utd ka arritur sukses të madh duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League në futboll.
Manchester Utd me përmbysje spektakolare, humbjen 2:4 e ka shndërruar në fitore me rezultat 5:4 pas 120 minutave ndaj Lyonit.
Ndeshja në kohën e rregullt u mbyllë baras (2:2) në “Old Trafford” pasi që edhe sfida e parë ishte me të njëjtin rezultat, e cila shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Për 6 minutat e kohës shtesë Manchester Utd shënuan tri herë duke përmbysur rezultatin 2:4 dhe humbjen e shndërruan në fitore me 5:4.
Në minutën e 89-të Tolisso i Lyoni u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve dhe skuadra franceze mbetet pa një lojtar për 30 minuta të vazhdimeve.
Skuadra angleze ka bërë çmendurinë në dy minutat e fundit të vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.
Ugarte (10′) e Dalot (45+1), Fernandes (114’ – nga penalltia), Mainoo (120′) e Maguire (120+1′) – shënuan për Manchester Utd dhe Tolisso (71′), Tagliafico (78′), Cherk (105′), Lacazette (108′ – nga penalltia) – realizuan për skuadrën franceze.
Skuadra angleze synon finalen dhe përmes kësaj gare të sigurojë biletën për në Champions League.