Adriatik Lapaj përmes një video në rrjetet sociale, u ka bërë apel qytetarëve që të ndëshkojnë me votë kryeministrin Edi Rama, pasi të dëgjojnë videon ku ai etiketon burrat shqiptarë si çyrykë.
Lapaj thotë se Rama ka përzënë në emigrim burrat e Shqipërisë dhe detyron gratë e punësuara në administratë i detyron ta duartrokasin kur ai u shan burrat e tyre.
Adriatik Lapaj: Kjo është një video për të gjithë burrat shqiptarë. Ndiqeni videon e kryeministrit te vendit
Pra në vitin 2025, kryeministri thotë se gjysma e burrave janë çyrykë dhe ka mbledhur gratë e administratës dhe i thotë se burrat tuaj janë çyrykë dhe i detyron në një mënyrë ose tjetër të duartrokasin atë që ky u thotë për burrat e vet.
Ky që gjysmat e burrave të vet i ka degdisur në emigrim dhe gratë e Shqipërisë i mbledh me detyrim për ti sharë burrat e vet.
E paskan si parti këta, njëherë na quajnë zdromsa, njëherë na quajnë çyrykë. Ndaj këta duhen ndëshkuar sepse këta na shohin si statistika dhe na tallin nga mëngjesi deri në darkë.
Dhe një pyetje për zotin Rama: Ti te cila pjesë bën pasha?