Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka reaguar ndaj deklaratave të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund të largohen nga negociatat e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë nëse nuk bëhet përparim i mjaftueshëm.
Rubio tha se nëse nuk ka hapa pozitivë nga ana e palëve në ditët në vijim, Shtëpia e Bardhë, mund të përqendrohet në prioritete të tjera globale.
Në përgjigje të këtyre deklaratave, Peskov tha se Rusia ka bërë përparim në përpjekjet e saj për të arritur një zgjidhje për konfliktin, duke siguruar interesat e saj dhe duke mbajtur një qëndrim të hapur për dialog. Ai shtoi se kontaktet ndërmjet palëve janë të ndërlikuara, por ato vazhdojnë dhe Rusia mbetet e angazhuar për të vazhduar këtë proces.
“Kontaktet janë mjaft të ndërlikuara, sepse, natyrisht, tema nuk është e lehtë,” tha Peskov gjatë një deklarate për mediat. “Rusia është e përkushtuar për zgjidhjen e këtij konflikti, duke siguruar interesat e veta dhe është e hapur për dialog. Ne vazhdojmë ta bëjmë këtë,” tha Peskov.
Peskov gjithashtu bëri të ditur se nuk ka planifikim për ndonjë bisedë mes Presidentit Putin dhe Presidentit amerikan Donald Trump këtë javë, megjithatë shoi se nëse është e nevojshme, mund të organizohet një bisedë shpejt.
Duke komentuar situatën në Evropë, Peskov tha se nuk kishte asnjë thirrje për paqe nga ana e shteteve evropiane, të cilët, sipas tij, janë të angazhuar vetëm në militarizim e Ukrianës. Zëdhënnësi i kremlinit solli nëë vëmendje
duke përmendur bisedimet që po zhvillohen në Paris këtë javë. Ai gjithashtu theksoi angazhimin e Rusisë për një armëpushim energjetik si një tregues i përparimit në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin.