Ballina Kronika Aksident i rëndë në Shkodër! Shoferja e moshuar përplas 65-vjeçaren, këmbësorja ndërron...

Aksident i rëndë në Shkodër! Shoferja e moshuar përplas 65-vjeçaren, këmbësorja ndërron jetë

27
0

Një aksident tragjik ka ndodhur në lagjen “3 Heronjtë” të Shkodrës, ku një automjet me drejtuesen E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren L. N., 65 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, 65-vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Policia ka nisur veprimet procedurale ndaj drejtueses së automjetit dhe grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen  E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren  shtetasen L. N., 65 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, 65 vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.