Ballina Rajoni Atentet mafioz në Athinë, i riu vritet brenda makinës teksa ishte live...

Atentet mafioz në Athinë, i riu vritet brenda makinës teksa ishte live në rrjet!

37
0

Një shtetas egjiptian, 42 vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në lagjen Kalithea të Athinës.

Ngjarja ndodhi në momentin që viktima po parkonte automjetin e tij në rrugën Skipi, kur persona ende të paidentifikuar e qëlluan me disa plumba, dy prej të cilëve e goditën për vdekje.

Në momentin e krimit të rëndë autori ishte live në rrjete sociale duke bërë që vrasja të jetë e filuar nga telefoni i tij.

Trupi i pajetë u gjet nga banorët e zonës, ndërsa forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Hetimet paraprake tregojnë se viktima kishte precedentë penalë për trafik droge, dhe pista kryesore ku po përqendrohet hetimi është ajo e një larjeje hesapesh mes bandave kriminale.

Autoritetet greke vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.