Ballina Politika “Çyrykllëku nuk është i pashërueshëm, 11 maji është kura”, Basha: Votoni për...

“Çyrykllëku nuk është i pashërueshëm, 11 maji është kura”, Basha: Votoni për fëmijët tuaj, jo për shokët e Ramës te 313-ta!

23
0

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë takimit me të rinjtë Fier tha se shtresa e mesme është e domosdoshme për shoqërinë me përgatitjen, me dijen, me të ardhurat, opinion publik i cili nuk ndikohet, as me media të blera, as me sondazhe fallco, as nga parti që kanë 12 vjet që qeverisin, i kanë gjysmën e shokëve në burg.

Basha përsëriti thirrjen duke thënë se duhet të jesh çyryk që të pranosh edhe katër vite të tjera Edi Ramën, Belindën dhe shoqninë tek 7×7=313.

Sipas tij, kjo sëmundje është e shërueshme duke hedhur hapin e parë më 11 maj, numrin 4, Koalicionin Euroatlantik, me vizion dhe program tërësisht të realizueshëm.

Ai më tej tha se motivi i forcës politike që drejton nuk është t’i shpëtojë SPAKU-ut, si Edi Rama dhe shokët e tij në trekëndëshin e Bermudës, por ta forcojë SPAK-un që t’i shkojë deri në fund luftës kundër korrupsionit.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Shtresë e mesme do të thotë, me përgatitjen, me dijen, me të ardhurata, me vetëdijësimin që pastaj krijon opinion publik, opinion publik i cili nuk ndikohet, as me media të blera, as me sondazhe fallco, as nga parti që kanë 12 vjet që qeverisin, i kanë gjysmën e shokëve në burg, dhe vijnë dhe thonë, ma jep edhe një herë, edhe katër vite të tjera, sepse një shoqëri normale, me një shtresë të mesme të mirëedukuar, të mirëpaguar, të pavarur ekonomikisht, nuk mund të pranojë më që njerëzit të trajtohen si dele.

Se dua ta them edhe një herë, atë që ka, e ka Edi Rama, e ka thënë të vërtetën, gjysma janë çyryk, janë çyryk nga trutë e kokës që votojnë akoma Edi Ramën. Janë çyryk në shpirt, pasi ia ka përzënë fëmijët, pasi i ka bërë të paguajnë sa frëngu pulën, për shëndetësinë, për arsimin, ju thotë sillini këtu votat prapë, t’jua vë gjurin edhe njëherë mbi qafë. T’ju marrë edhe katër vjet të tjera, zvarrë. Sigurisht duhet të jesh çyryk që të pranosh edhe katër vjet të tjera Edi Ramën, Belindën dhe shoqninë tek 7×7=313.

Por, po e them edhe këtu, ky lloj çyrykllëku nuk është sëmundje e pashërueshme, është e shërueshme. E shërojmë duke hedhur hapin e parë më 11 maj, numrin 4, Koalicionin Euroatlantik, programin tonë, dhe duke marrë përgjegjësi përpara fëmijëve, para familjeve duke ju thënë: që nga ky moment nuk pranojmë të sillemi si dele, nuk pranojmë të sillemi si çyryk siç thotë Edi Rama, por do mendojmë me kokën tonë, për veten tonë, për familjet tona, për prindërit tanë, për fëmijët tanë, dhe i vetmi program, vetmi ekip që jua jep këtë mundësi, është Koalicioni euroatlantik, numri 4, me vizion dhe program tërësisht të realizueshëm sepse buron nga motivi ynë.

Motivi ynë nuk është t’i shpëtojmë SPAKU-ut, si Edi Rama dhe shokët e tij në trekëndëshin e Bermudës, por ta forcojmë SPAK-un që t’i shkojë deri në fund luftës kundër korrupsionit.

Motivi ynë është që paratë t’i nxjerrim nga xhepat e shokëve nga 7×7=313-ta, e t’i kthejmë tek xhepat e qytetarëve. Motivi ynë është që këto para të punojnë për shqiptarët, për të përmirësuar fuqinë e tyre blerëse, për të ulur kostot e jetesës, për ta bërë pak më të përballueshme, fillimisht si në Kosovë e Maqedoni, mos themi edhe në Greqi, ku janë më lirë.

E mbi të gjitha, për të ndërtuar urën drejt të ardhmes, që është ura ku do të kalojë rinia shqiptare me programet tona ambicioze dhe në veçanti me ndërtimin e ekonomisë së re për rininë shqiptare, ekonomisë të së ardhmes që ka trokitur kudo përveçse në Shqipëri. Le ta lëmë të trokasë edhe në Shqipëri, duke nisur nga data 11 Maj, me votën për koalicionin euroatlantik.