Ballina Aktualitet Me avion në Gjirokastër/ Aventura e italianëve: Fluturuan nga Bari, në qytetin...

Me avion në Gjirokastër/ Aventura e italianëve: Fluturuan nga Bari, në qytetin e gurtë

33
0

Turizmi elitar në Gjirokastër nuk është më një risi. Paraditen e së shtunë në aerodromin e qytetit të gurtë ka mbërritur ky avion turistik, me të cilin kanë udhëtuar nga Bari i Italisë pesë turistë.

Italianët kanë përshkruar këtë itenerar për rreth 80 minuta fluturim. Shprehen të impresionuar për peizazhin që kanë parë dhe shijuar nga ajri.

“Është hera e parë që vij në Gjirokastër. Ajo që pashë do e cilësoja si një mrekulli. Do të vizitojmë qytetin dhe zonën historike, pasi kam dëgjuar shumë për të. Jemi 5 miq qe kemi ardhur nga Italia dhe do të qëndrojmë këtu deri ditën e martë”, u shpreh ai.

Pas uljes së parë në aerodromin e Gjirokastrës, italianët vlerësojnë parametrat e pistës, ndërsa moti i mirë iu favorizoi fluturimin.

“Shijuam peizazhin e Vlorës, Tepelenës dhe sigurisht te Gjirokastrës që është një qytet mjaft i veçantë dhe i bukur. Pista është në parametra tepër të konsiderueshëm, por ajo që do të dëshironim do të ishte lehtësia në përpilimin e dokumentacioneve në një kohe sa me të shkurtër dhe të shpejtë. Kjo do te sillte edhe me shume vizitore nga ajri dhe Italia ne qytetin tuaj. Për mua kjo është hera e dytë që vij në Gjirokastër dhe serish ndodhem i mrekulluar kjo edhe për kujtimet e bukura që kam në këtë qytet”.

Gjirokastra vijon të jetë e preferuara e turistëve italianë. Prej vitesh ata qëndrojnë në krye të listës së të huajve që vizitojnë qytetin historik.

Gjirokastra ka avantazhin e turizmit gjithëvjetor. Ndërsa prej muajit janar qyteti i mbrojtur nga UNESCO dhe zonat përreth kane mirëpritur rreth 35 mije turiste, kryesisht të huaj.