Ballina Aktualitet Ylli i filmit “The Sixth Sense” është shprehur pasi u arrestua për...

Ylli i filmit “The Sixth Sense” është shprehur pasi u arrestua për dehje: Jam i neveritur nga ajo që kam bërë

0
26

Ylli i “The Sixth Sense”, Haley Joel Osment, ka folur pasi u arrestua në një vendpushim skish në Mammoth Lakes, Kaliforni, për dehje të dyshuar publike dhe posedim të barnave me recetë.

Gjatë arrestimit, aktorit iu gjet një lëndë e dyshimtë, e cila më pas u identifikua si kokainë. Pas një kohe të shkurtër në paraburgim, Osmenti u la i lirë.

Incidenti u përshkallëzua më tej kur, sipas raportimeve, aktori i dehur hodhi fyerje antisemite ndaj një prej oficerëve të policisë. Në një deklaratë për revistën People, Osment shprehu keqardhjen për sjelljen e tij.

“Jam i neveritur nga ato që thashë dhe bëra. Nëse do ta dija se kisha thënë fjalë të tilla, do të kisha folur menjëherë publikisht. Kam kaluar një periudhë të vështirë muajt e fundit, veçanërisht pasi humba shtëpinë time në një zjarr. Megjithatë, kjo nuk mund të jetë një justifikim për përdorimin e një gjuhe të tillë. Unë sinqerisht u kërkoj falje të gjithëve që kam lënduar. Jam i lënduar thellësisht për komunitetin hebre, por jam i zhgënjyer për këtë që e bëj. premtoj se do të punoj për të korrigjuar gabimin tim”, tha aktori.

Revista People, e cila ka parë pamjet e kamerës së punonjësit të policisë, shkruan se aktori gjatë arrestimit ka thënë se është sulmuar. Kur oficerët e pyetën për identitetin e tij, ai përsëriti vazhdimisht: “Unë jam një amerikan”. Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur një kartëmonedhë prej 20 dollarësh, të cilën e ka marrë në cilësinë e provës materiale. Megjithatë, nuk dihet nëse ka ndonjë gjë të dyshimtë në të.

Videoja regjistroi gjithashtu një deklaratë nga një dëshmitar i cili pretendon se Osment më parë kishte pirë në një lokal aty pranë, ku stafi ndaloi t’i shërbente një pije pasi ai e derdhi atë. Kjo, siç u tha, shkaktoi një reagim të furishëm të aktorit, pas së cilës u thirr policia.

Kjo nuk është hera e parë që aktori ka probleme me ligjin. Në vitin 2018, policia ndërhyri pas një sherri verbal në aeroportin e Las Vegas. Edhe më herët, në vitin 2006, Osment u arrestua për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe posedim të marihuanës, pas së cilës u dënua me tre vjet burgim me kusht.