Bizneset turistike në zonat malore kërkojnë që referencat e vendosura nga qeveria për shfrytëzimin e kapaciteteve të hoteleve të rishikohen për muajt e dimrit.
Fatmir Berishta thotë se periudha e sezonit në zonat malore, konkretisht në Theth është gjatë mujave Prill-Tetor. Më pas hotelet sipas tij mbyllen pasi numri i turistëve është i kufizuar dhe nuk e justifikon qëndrimin hapur të tyre.
“Ne ende nuk jemi të qartë për ketë vendim. Sezoni për ne nuk ka nisur ende në Theth. Për sezonin veror ne jemi dakord me referencat në masën 65 % si një normë dysheme. Por në dimër kjo masë prej 30% e shfrytëzimit është jo realiste. Ne i mbyllim hotelet në dimër, pasi nuk kemi turistë. Madje këto dy vitet e fundit e kemi bërë me rotacion që disa prej hoteleve të qëndrojnë hapur vetëm që tu shërbejmë atyre pak vizitorëve”, tha Berishta në Vizion Plus.
Ky është viti i parë i zbatimit ndaj dhe ky sezon do të jetë një test edhe për bizneset turistike.