Ballina Sport Merr fund pritja 5-vjeçare, Flamurtari rikthehet në elitën e futbollit shqiptar! Kategoria...

Merr fund pritja 5-vjeçare, Flamurtari rikthehet në elitën e futbollit shqiptar! Kategoria e Parë jep verdiktet

31
0

Pesë vite pritje morën fund. Flamurtari i Vlorës ka siguruar rikthimin në Superligën e futbollit pas fitores 0-1 që mori në ndeshjen e fundit të kampionatit në Kategorinë e Parë.

Skuadra e Artim Pollozhanit ia doli të mbante nën kontroll presionin që vinte nga Besa, me kavajasit të cilët gjithashtu bënë detyrën duke fituar 1-3 kundër Valbonës, por që ngjitjen në elitë do ta diskutojnë përmes ‘play-off-it’.

Në ‘play-off’ për tu ngjitur janë edhe Burreli, Pogradeci dhe Apolonia. Skuadra të cilat renditen në vendin e 4, 5 dhe të 6-të.

Nga Kategoria e Parë ranë direkt në Kategorinë e Dytë Valbona dhe Erzeni, ndërsa Kukësi dhe Kastrioti do të bëjnë ‘play-out’ për të siguruar qëndrimin.