Ballina Politika Berisha, zbulon mesazhin që la për Dumanin: Mbyllja e aferës McGonigal përbën...

Berisha, zbulon mesazhin që la për Dumanin: Mbyllja e aferës McGonigal përbën një krim ndërkombëtar. Ja SMS-të që i dërgon ish-agjenti i FBI-së nga qelia Ramës

21
0

Sali Berisha ka rikthyer në vëmendje aferën McGonigal, duke e cilësuar si një nga skandalet më të rënda ndërkombëtare që përfshin drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama. Në një deklaratë të fortë, Berisha thekson se mbyllja e kësaj çështjeje përbën një krim ndërkombëtar dhe se drejtësia amerikane ka vendosur qartë përfshirjen e zyrtarit të lartë të FBI-së, i cili, sipas tij, është korruptuar nga Rama. Ai paralajmëron se vota e shqiptarëve më 11 maj do të jetë vendimtare për të çuar Ramën para drejtësisë, duke e lidhur fatin e kryeministrit me zhvillimet e kësaj afere të bujshme.

Sali Berisha: Dumanit të Ramës i lash një shënim. Mbyllja e aferës McGonigal përbën një krim ndërkombëtar. E garantoj Ramës se asgjë në botë nuk mund ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme me të cilën korruptoi njeriun kryeso që sipas gjykatësit amerikan kishte detyrë të mbronte qytetarët amerikane. Pritet vota e shqiptarëve më 11 maj që Rama në javën e parë të shkojë pranë McGonigal.

Kryedemokrati Sali Berisha, pas daljes nga SPAK ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, deklaroi se Kryeministri Edi Rama “do të shkojë tek Charles McGonigal ndoshta që javën e parë”. Sipas Berishës, ish-agjenti i FBI-së i dërgon Edi Ramës çdo ditë SMS ku i shkruan se “Unë me të vërtetë i mora paratë, por ato mi dhe ti, paratë që më kompromentove mi dhe ti”. Kreu i PD-së theksoi se do të pritet vota e shqiptarëve më 11 Maj për të dërguar, sipas tij, Kryeministrin tek McGonigal.