Dëgjoje pse, si prind nuk do të mbetesh indiferent!
Khloé Kardashian ka bërë të qartë se fëmijët e saj nuk do të marrin kurrë pizhamet dhe çantat e gjumit për të fjetur në shtëpitë e shokëve. Një vendim të tillë ajo e arsyeton me shqetësimet për sigurinë dhe ndikimin që kanë pasur emisionet kriminalistike tek ajo.
“Unë nuk i lë fëmijët e mi të flenë askund përveç shtëpisë së tyre. Unë jam shumë e rreptë për këtë gjë. Kohët janë ndryshe, kështu që unë nuk do ta lejoj vajzën time apo djalin tim të flenë në shtëpitë e të tjerëve, thjesht jam një nga këta prindër,” tha nëna e dy fëmijëve.
Në episodin e fundit të podcast-it të saj “Khloé in Wonder Land”, ylli i “Keeping Up With Kardashians” i tregoi presidentit të UFC-së, Dana White, se nuk ndihet aspak rehat me idenë që vajza e saj True dhe djali Tatum të kalojnë net jashtë shtëpisë.
Nuk u lejoj të flenë gjumë jashtë shtëpisë, sepse jam nga ato tipat që mendojnë shumë. Kam parë shumë ‘Dateline’
Ajo nuk specifikoi nëse ky rregull vlen për të gjithë apo ka ndonjë përjashtim për të afërmit dhe miqtë e ngushtë. Megjithatë, në një intervistë me detektor gënjeshtrash në vitin 2022, ajo kishte pranuar se vajza e saj True nuk kishte fjetur as në shtëpinë e tezes së saj, Kourtney Kardashian.
Ironikisht, vetë Khloé është treguar një mike e mirë me miqtë… në shtëpinë e saj. Vitin e kaluar, ajo organizoi një festë me pizhama në shtëpi, ku morën pjesë fëmijët e Kim Kardashian – Psalm dhe Chicago, djali i Kourtney – Reign, si dhe vajza e Rob Kardashian – Dream.
Khloé ndan kujdestarinë për fëmijët e saj True dhe Tatum me ish-partnerin e saj Tristan Thompson.
Vendimi i Khloé për të ndaluar fëmijët nga fjetjet jashtë ka ngjallur diskutime, me shumë që e konsiderojnë si një qasje të rreptë, por të kuptueshme, në një botë ku siguria e fëmijëve është gjithnjë e më shqetësuese.
Megjithatë, ka shumë argumente pse është një ide më e mirë që fëmijët tuaj të flenë vetëm në shtëpinë e tyre. Rasti i mësipëm është më ekstremi, por ja dhe arsye të tjera:
Ti s’i njeh dot kurrë njerëzit aq mirë sa t’u besosh fëmijët
Mund të shkoni shumë mirë me fqinjët tuaj, po në fund të ditës s’keni pse i tregoni anë të errëta të veseve tuaja njëri-tjetrit apo jo? Në këtë mënyrë, gjithë fqinjët apo prindërit e miqve të fëmijëve tuaj mund të duken shumë të mirë, ama prindi s’duhet të jetë kurrsesi kaq naiv. Kur vjen puna te siguria e fëmijëve tuaj, sytë katër, pavarësisht nëse mërzitet fëmija juaj ose jo.
Asgjë e mirë nuk ndodh pas mesnatës
Fëmijët mbajnë sekrete dhe bëjnë prapësira, sado të kujdesshëm të tregohen prindërit që do mbikëqyrin natën kur ata do flenë bashkë. Mbajtja e fëmijëve së bashku për një natë të gjatë për të fjetur në të njëjtën dhomë së bashku mund të sjellë disa sjellje ose aktivitete ndaj të cilave mund të mos dëshironi që fëmija juaj të ekspozohet.
E fjetura kthehet në një hapësirë shumë të cenueshme
Edhe pse prindërit e mirë bëjnë gjithçka munden për t’u siguruar që fëmijët të kenë miq të mirë që vijnë nga shtëpi të sigurta, ka plot gjëra që nuk mund të garantohen. Ju keni shumë pak kontroll se kush tjetër mund të jetë në shtëpinë ku jeton miku i fëmijës suaj.
Vëllezërit apo motrat e seksit të kundërt, të afërmit e tjerë apo edhe miq të tjerë të papritur mund të krijojnë mjedise të pasigurta për fëmijët. Dhe ndërsa ata janë duke fjetur ose nuk janë të rrethuar nga njerëz që njohin, fëmijët mund të jenë më pak të prirur të kërkojnë ose të marrin ndihmë nëse krijohet një situatë e keqe.