Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka ndarë një kujtim nga takimi i saj i fundit me Papa Françeskun.
“Të hënën, në takimin e fundit, ai më tha ‘qesh’. Ishte një këshillë që i pëlqente të ma përsëriste shpesh”, tha ajo.
Papa Françesku do të kujtohet për përkushtimin e tij ndaj të varfërve, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe angazhimin për një Kishë të thjeshtë dhe të hapur për të gjithë.
Në një tekst të pabotuar, Papa Françesku shprehej se “vdekja nuk është fundi i gjithçkaje, por një fillim i ri”, duke reflektuar besimin e tij të thellë në jetën e përjetshme.
Papa Françesku, Ati i Shenjtë i Kishës Katolike, ndërroi jetë më 21 prill 2025 në moshën 88-vjeçare.
Sipas njoftimit të Vatikanit, vdekja e tij u shkaktua nga një goditje në tru, e pasuar nga dështim kardiak dhe cirkulatorik të pakthyeshëm.
Ndërsa mëngjesin e sotëm u mor vendimi se ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet nga e premtja, 25 prill, deri të dielën, 27 prill, në Shën Pjetër.
Trupi i Papa Françeskut do të qëndrojë i ekspozuar për besimtarët për të bërë nderimet e fundit. Funerali do të mbahet të shtunën, 26 prill, në orën 10:00, dhe do të pasohet nga varrimi në Bazilikën e Shën Marisë Madhore në Romë, sipas dëshirës së tij për një varrim të thjeshtë .