Ballina Politika Pas fotove nudo dhe ofendimeve ndaj personave autikë, Rama u hakërrehet mediave:...

Pas fotove nudo dhe ofendimeve ndaj personave autikë, Rama u hakërrehet mediave: Ekrane poscaqi dhe portale që merren me pisllëqe

12
0

Kryeministri Edi Rama u është hakërryer mediave, pas kritikave që mori mbi deklaratat e bëra dje dhe sot. Dje Babloku skandalizoi në një takim me adoleshentët dhe fëmijët, ku ju sugjeroi të kërkonin në internet foto e tij nudo. Ndërsa sot e teproi fare, duke deklaruar se “ata që nuk e votojnë atë janë autikë”.

Qëndrimet e tij padyshim sollën reagime në media, pasi nuk mund të mbyllen sytë përballë të tilla deklaratave skandaloze.

Si duket kjo nuk i ka pëlqyer Ramës, i cili ka nisur sulmet nga Përmeti, teksa promovoi një kamping.

QytetariKur ju postoni foto, video nga puna jona, se keni idenë sa na motivoni.

Rama: Po ku do t’i marrin vesh njerëzit, hë më thuaj ti mua, në këto pocaqi ekrane që nuk e di me çfarë merren apo në këto portale që merren vetëm me pisllëk, ku do i marrin vesh?