Ballina Aktualitet Situata e pazakontë, moti bënë namin në këtë qytet të Shqipërisë, stuhia...

Situata e pazakontë, moti bënë namin në këtë qytet të Shqipërisë, stuhia e breshërit shkakton dëme të mëdha

0
16

Një stuhi e fortë e shoqëruar me breshër ka përfshirë ditën e sotme fshatrat Tregan dhe Bathës në Elbasan.

Stuhia, e cila ka zgjatur rreth një orë, ka shkaktuar dëme të mëdha në të mbjellat dhe pemëtari, duke sjellë humbje të mëdha për fermerët.

Rrebeshet e kësaj stuhie kanë pasur ndikim të dëmshëm kryesisht në bujqësi dhe pemëtari.

Mbjelljet e pranverës dhe pemët kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga breshëri. Zonat janë të njohura për kulturat e ullirit, qershisë, portokalleve dhe rrushit.