Policia e Tiranës thotë se mbrëmjen e djeshme është raportuar për të shtëna me armë zjarri në ajër. Ngjarja ka ndodhur në dalje të Fushë Krujës, ndërsa nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur e sekuestruar tre gëzhoja.Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
“Më datë 21.04.2025, rreth orës 19:30, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër, në dalje të qytetit të Fushë Krujës. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë, kanë gjetur e sekuestruar 3 gëzhoja. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thote policia.