Ballina Kulturë Vdiq nga ekspozimi i gjatë ndaj rrezatimit? Fletoret e Marie Curie, ende...

Vdiq nga ekspozimi i gjatë ndaj rrezatimit? Fletoret e Marie Curie, ende radioaktive! Dy herë nobeliste

0
25

Maria Salomea Sklodowska ishte kimiste dhe fizikane polake. Për punën e saj mbi radioaktivitetin ajo mori çmimin në Nobel në lëminë e fizikës si dhe të kimisë.

Marie Curie ishte një shkencëtare e shquar polake-franceze, e njohur për punën e saj revolucionare në fushën e radioaktivitetit. Ajo mbetet një nga shkencëtarët më të njohura të 200 viteve të fundit dhe gruaja e parë që fitoi një çmim Nobel, dhe e para që fitoi në dy fusha të ndryshme (fizikë në 1903, dhe kimi në 1911). Me zbulimet e saj, Curie ndryshoi kuptimin mbizotërues për botën dhe praktikën e mjekësisë. Ajo fitoi respektin dhe mbështetjen e kolegëve që dikur mendonin se ajo nuk kishte vend në shkencë. E lindur në Varshavë, në vitin 1867, Marie Curie (Marie Kyri) u rrit në një botë ku shkenca ishte një domen i burrave. Kjo gjë nuk e pengoi atë arsimohej në një universitet ilegal; të bënte zbulime novatore me bashkëshortin e saj, Pier; dhe të fitonte çmimin Nobel në dy shkenca të veçanta.

Marie Curi studioi në një universitet polak ilegal që pranonte gra. Para se Marie Curie (e lindur si Maria Sklodovska) të ishte një shkencëtare e famshme, ajo ishte studente në Universitetin Fluturues në Poloni. Pasi mbaroi shkollën e mesme, Curie donte të ndiqte arsimin e lartë në Universitetin e Varshavës. Por ajo zbuloi se në Poloninë e shekullit XIX, ishte e paligjshme që gratë të shkonin në universitet. Në vend të kësaj, ajo u regjistrua në Universitetin Fluturues, një institucion ilegal që pranonte studente femra, dhe që jepte mësime me një frymëzim të fortë atdhetar, të cilat ishin të diskutueshme në shtetin e kontrolluar nga Rusia. Ai u quajt Universiteti Fluturues, pasi klasat ndryshonin vazhdimisht vendndodhje, për t’iu shmangur gjurmimit nga autoritetet. Zbuloi elementët radioaktivë të radiumit dhe poloniumit. Dy nga elementët e tabelës periodike, i detyrohen Mari Curie për zbulimin e tyre. I pari është poloniumi. Maria dhe bashkëshorti i saj, Pier Kyri, e zbuluan ndërsa po kërkonin origjinën radioaktivitetit në mineralin e pasur me uranium, të quajtur “pitchblende”. Në një artikull të vitit 1898 mbi punën e tyre, Mari sugjeroi emrin polonium, si një homazh për vendin e saj të lindjes, Poloninë. Elementi i dytë që identifikoi Mari Kyri ishte radiumi. Ajo e bëri këtë zbulim me burrin e saj në të njëjtin vit kur zbuluan edhe poloniumin.

Çmimin Nobel

Shumë shkencëtarë ëndërrojnë të fitojnë një çmim Nobel. Marie Curie mbetet një nga të paktët shkencëtarë, që ka marrë më shumë se një çmim. Në vitin 1903, ajo ndau çmimin Nobel në fizikë me bashkëshortin e saj Pier, dhe fizikanin Henri Bekerel, për punën e tyre mbi radioaktivitetin. Ajo ishte gruaja e parë që e mori medaljen në shtëpinë e saj. Ajo hyri sërish në histori në vitin 1911, kur fitoi çmimin e dytë Nobel, këtë herë në kimi. Ky çmim iu dha për “njohjen e shërbimeve të saj në zhvillimin e kimisë nga zbulimin e elementeve radium dhe polonium; nga izolimi i radiumit, dhe studimi i natyrës dhe përbërjes të këtij elementi të shquar”. Deri më sot, Marie Curie mbetet personi i vetëm që ka fituar çmime Nobel në dy shkenca të ndryshme.

Kërkimet shkencore

Mari u njoh me Pier Curie gjatë kohës që vazhdonte studimet e saj universitare në Paris në vitin 1894. Ata u martuan vitin e ardhshëm. Për Marinë, Pier ishte më shumë se sa një bashkëshort… Ata ishin, gjithashtu, bashkëpunëtorë profesionistë. Dy shkencëtarë, që ishin të vendosur të zbulonin misteret e radioaktivitetit, pasi ai u zbulua nga Henri Bekerel në vitin 1896. Hapësira për kërkime ishte e vështirë për t’u gjetur. Ata kryen pjesën më të madhe të punës së tyre në një barakë të vjetër, prapa shkollës ku jepte mësim Pier. Pier e ndihmoi Marinë në zbulimet e saj më të rëndësishme, derisa ai vdiq në një aksident tragjik me karrocë në vitin 1906. Për shkak të natyrës së punës, Marie trajtoi shumë materiale radioaktive gjatë jetës së saj. Ajo i linte në ambient të hapur shumë nga substancat e rrezikshme me të cilat punonte. Ndaj sot, disa nga fletoret që përdorte shkencëtarja janë ende radioaktive. Ato ka të ngjarë të qëndrojnë të tilla edhe për 1500 vitet e ardhshme. Radioaktiviteti merret sot shumë më seriozisht, ndaj librat e saj ruhen aktualisht në një kuti prej plumbi. Ajo ka të ngjarë të ketë vdekur nga ekspozimi i gjatë, ndaj rrezatimit Marie Curie vdiq nga anemia aplastike në vitin 1934, në moshën 66-vjeçare. Kjo sëmundje, shfaqet kur trupi nuk arrin të prodhojë me ritmin e duhur qeliza të reja të kuqe të gjakut. Në rastin e Curie, sëmundja ka të ngjarë të ishte rezultat i të gjithë rrezatimit që ajo përthithi gjatë trajtimit të materialeve tepër të rrezikshme. Me këtë rast përfshirë dy elementët që zbuloi, pa marrë masat e duhura të sigurisë.

Thënie

“Nuk mund të shpresoni të ndërtoni një botë më të mirë, pa përmirësuar njerëzit. Për këtë qëllim, secili prej nesh duhet të punojë për përmirësimin vetjak. Në të njëjtën kohë të ndajë një lloj përgjegjësie për të gjithë njerëzimin. Detyra jonë e veçantë, është të ndihmojmë ata, për të cilët ne mendojmë se mund të jemi më të dobishëm”. “Jini më pak kuriozë për njerëzit, dhe më shumë kuriozë për idetë”. “Një shkencëtar në laboratorin e tij nuk është thjesht një teknik. Ai është, gjithashtu, një fëmijë që përballet me dukuri natyrore, të cilat i bëjnë përshtypje sikur të ishin përralla”. “Ka shkencëtarë sadistë, që nxitojnë të gjurmojnë gabimin, në vend se të konfirmojnë të vërtetën”.

Biografia e Marie Curie përjetësohet në një film. “Radioaktiv” është një adaptimi i skenarit të Jack Thorne në romanin grafik të Lauren Redniss. Regjia është nga Marjane Satrapi (më e famshme për romanin e saj grafik, “Persepolis”). Filmi portretizon shtytjen dhe përkushtimin që e bëri Curie aq të suksesshme. Historia e Curie është e pabesueshme, pa ndonjë nevojë për theksim dramatik ose licencë artistike. “Radioaktiv” thekson dhe përforcon çështjet që prekin gratë – dhe grupet e tjera të margjinalizuara – në shkencë, atëherë dhe tani. Historia fillon me Maria Sklodowska (Rosamund Pike) që takohet me bashkëpunëtorin dhe burrin e saj të ardhshëm, Pierre Curie (Sam Riley), në rrugët e Parisit. Të pavlerësuar si duhet nga komuniteti shkencor, ai dhe Marie ndajnë respekt për punën e njëri-tjetrit. Filmi përqendrohet në zbulimet e Curies – në veçanti teorizimin e radioaktivitetit dhe zbulimin e poloniumit dhe radiumit. Elementet që ata zbuluan mundësuan trajtime mjekësore me radioterapi, por ishin gjithashtu një përbërës kryesor i shkatërrimit bërthamor në Hiroshima dhe Çernobil. Përparimet në këto njohuri vijnë me potencialin për të bërë dëm dhe për të bërë mirë, një temë që përshkon të gjithë filmin.