Ballina Kosovë Haradinaj: S’jam kandidat për kryeministër, Hamza apo Abdixhiku – të dytë janë...

Haradinaj: S’jam kandidat për kryeministër, Hamza apo Abdixhiku – të dytë janë të mirë

0
20

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e krijimit të një qeverie të re me orientim të qartë pro-amerikan.

Ai u shpreh se vetëm një qeveri e tillë mund të marrë hapa për të rikthyer marrëdhëniet e plota me ShBA-në, përfshirë heqjen e tarifës ndaj ShBA-ve.Haradinaj ka shtuar se nuk ka rëndësi kush do të jetë në krye të qeverisë mes PDK-së dhe LDK-së, për sa kohë që respektohet ky drejtim politik.

“Një qeveri e mirë pro-amerikane e heq taksën ndaj Amerikës, e bën një listë veprimesh bashkëpunimi Kosovë-Amerikë.

Me Bedri Hamzën, pse jo, Lumir Abdixhikun, të dytë të mirë, cilido. Unë nuk jam kandidat për kryetar Qeverie sepse s’kam marrë vota. Më shumë vota ka Bedri Hamza, por nëse PDK e LDK merren vesh ndryshe unë e respektoj”, tha kreu i AAK-së.