Fiorentina thuhet se ka bërë një përpjekje për të nënshkruar me Thomas Müller si agjent i lirë në fund të sezonit, por që sulmuesi i Bayern Munichut mësohet se ka refuzuar propozimin e tyre.
35-vjeçari së fundmi është bërë i disponueshëm në treg pasi klubi gjerman njoftoi se nuk do të rinovonte kontratën e tij, që do të thotë se qëndrimi i tij 17-sezonal në “Allianz Arena” do të përfundojë.
Duke pasur parasysh klasin e tij dhe përvojën fituese, Müller pritet të tërheqë interes nga shumë klube evropiane dhe duket se Fiorentina lëvizi shpejt për të provuar dhe siguruar shërbimet e tij .
Megjithatë, ndërsa gazetari i “Sport Bild”, Christian Falk konfirmoi se “Viola” i kishte ofruar Muller një lëvizje në “Stadio Artemio Franchi” në fund të sezonit, ai gjithashtu shtoi se lojtari nuk është ‘i interesuar’ për t’iu bashkuar klubeve në Serie A.
Müller kohët e fundit shënoi në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit në ‘Allianz Arena”, megjithëse barazimi i tij i përkohshëm u ndoq shpejt nga goli i Davide Frattesit, i cili përfundimisht çoi në fitoren e përgjithshme 4-3 të “Nerazzurrëve” pas ndeshjes së kthimit në “San Siro”.