Ballina Sport Real Madrid blindon Vinicius jr, gati super kontrata e re

Real Madrid blindon Vinicius jr, gati super kontrata e re

0
17

Nuk është sezoni i tij më i mirë te Real Madrid, praktikisht si e gjithë pjesa tjetër e ekipit, por presidenti Perez dhe stafi drejtues besojnë shumë te Vinicius jr. Ylli brazilian është joshur shumë këtë periudhë nga milionat e sheikëve saudit, por sipas mediave spanjolle, Vinicius jr as që ka ndërmend të largohet nga Real Madrid. Gjithashtu, Vincius për Realin përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen, për këtë arsye po lëvizin shpejt për të blinduar një nga yjet më të rëndësishëm të ekipit.

Vinicius ka një kontratë me klubin spanjoll deri më 30 qershor 2027 dhe sipas Cadena Ser, palët janë shumë pranë një akordi të ri, për të rinovuar kontratën aktuale deri në 2030. Palët, gjithnjë sipas Cadena Ser, janë në sintoni të plotë, kanë prej kohësh një akord verbal ndërmjet tyre për të zgjatur bashkëpunimin.

Ideja e drejtuesve të klubit është të bëjnë zyrtare arritjen e kësaj marrëveshje përpara përfundimit të këtij sezoni. Tashmë është e qartë se Vinicius jr pavarësisht ofertave të shumta nga Arabia Saudite nuk preferon të largohet nga Evropa, nga futbolli i rëndësishëm. Është gjithashtu e vështirë që braziliani të gjejë një skuadër më të mirë se Real Madrid, për këto arsye pritet që zyrtarizimi i marrëveshjes të vijë në javët në vijim.

Pas të kenë blinduar Vinicius, drejtuesit e klubit do të shohin në treg për të përforcuar ekipin në kuadër të sezonit të ri, por gjithçka lidhet me trajnerin e ri, i cili sipas të gjithë gjasave pritet të jetë Xabi Alonso.