Një aksident i rëndë është regjitruar orët e vona të natës, i cili ka rezultuar fatal për një 42-vjeçar shqiptar në qytetin e Volosit, Greqi.
Ngjarja ndodhi rreth dhjetë minuta para mesnatës në rrugën “Larissis”, në kryqëzimin me rrugën “Ypsilantou”.
Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke drejtuar një motor dhe udhëtonte nga zona e Shën Anargyrit në drejtim të Larissis, kur u përplas me një automjet të drejtuar nga një 26-vjeçar, banor i Volosit. Përplasja ka qenë e fortë dhe me pasoja të rënda.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërriti ambulanca, e cila e transportoi 42-vjeçarin në spitalin lokal, ku mjekët bënë përpjekje për ta mbajtur në jetë. Fatkeqësisht, rreth dy orë e gjysmë më vonë, ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit për të përcaktuar saktësisht shkakun e ngjarjes.