Strategu i fushatës së PD-së, amerikani Chris LaCivita ka bërë një lidhje live në Çim Peka Live në SYRI TV, ku i dha përgjigje lajmeve, se ai ka braktisur punën në Shqipëri.
Lidhur me ofendimet e Ramës ndaj tij, ku e ka quajtur ‘bulldog’, LaCivita u shpreh me humor se amerikanët e kanë për kompliment këtë shprehje, pasi bulldog nuk të hap rrugë kollaj.
‘Kur një amerikë një njeri e quan ‘Bulldog’ nuk është fyerje por meret si kompliment sepse bulldog nuk të hap rrugë kollaj dhe unë nuk kam për të hapur rrugë kollaj dhe kam për të luftuar deri në fund për atë që Edi Rama në 12 vite nuk ka realizuar për Shqipërinë dhe shqiptarët’, u shpreh LaCivita.
Peka: A ndodh në Amerikë që sondazhet e janarit të publikohen në maj?
LaCivita: Koha në maj është shumë më ndryshe se koha në janar. Ka një ndryshim dramatik në dinamikën e politikës shqiptare nga janari deri tani dhe një sondazh i janarit nuk është i vlefshëm për tu prezantuar në maj për shkak të dinamikës dhe ndryshimeve drastike që ka pasur politika shqiptare gjatë këtyre kohëve.
Peka: Një sondazhier që pretendohet se ka bërë sondazhe pro presidentit Trump, para dy netësh, sondazhin e janarit e dha në prill dhe pranoi se pyetësorin nuk e bënë ata por operatorët shqiptarë.
I gjithë sondazhi ishte për një pyetje, një televizon shumë pranë kryeministrit, a jeni me Chris LaCivita dhe ai tha po. Duket që e gjithë kontrata ishte që ai të thoshte se ishte mik me ju, por nuk mori asgjë përsipër për sondazhin. A keni një koment?
LaCivita: Shefi i sondazheve ka qënë Tony Fabricio ka qënë pjesë e ekipit, e njoh Jony është miku im dhe kemi punuar bashkë. Sondazhet ndonjëherë bëhet për të ndikuar opinionin publik nëpërmjet gjërave që ata publikojnë. Ne kemi vepruar ndryshe bashkë me Tony Fabricion dhe ekipin jemi fokusuar në problemet 12 vjeçare të qeverisë dhe problemet e shkaktuara karshi shqiptarëve nga ana e qeverisë Rama.
Peka: Mediat pranë qeverisë para 1 ore kanë konstatuar se ju e keni braktisur fushatën e PD?
LaCivita: Media socialiste dhe pranë Edi Ramës atë interes kanë që të gënjejnë sepse këtë gjë kanë bërë, kanë gënjyer. Unë jam aty gjithë kohës me stafin tim dhe punoj në mënyrë të përditshme. Edi Rama merret me mua, do të mbulojë dështimet e Edi Ramës gjatë këtyre 12 viteve qeverisje që nuk ka bërë asgjë për interesat e shqiptarëve.
Peka: A ka ndodhur t’ju fyej ndonjë lider ndonjëherë siç ndodh me kryeministrin? Menjëherë pas hapjes së fushatës së opozitës, Edi Rama bëri një postim ku iu etiketoi si ‘bulldog’ dhe pas 3 minutash e fshiu. Jeni fyer ndonjëherë në këtë masë?
LaCivita: Kjo është politikë, por kur një amerikë një njeri e quan ‘Bulldog’ nuk është fyerje por meret si kompliment sepse bulldog nuk të hap rrugë kollaj dhe unë nuk kam për të hapur rrugë kollaj dhe kam për të luftuar deri në fund për atë që Edi Rama në 12 vite nuk ka realizuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.