Në kryeqytetin pakistanez Karaçi është mbajtur një demonstratë kundër pezullimit të njëanshëm nga India të traktatit të ndarjes së ujit me Pakistanin.
Dje, India pezulloi një traktat të ujit të arritur para disa dekadash me Pakistanin fqinj, një ditë pasi persona të panjohur të armatosur sulmuan turistët në Kashmirin e administruar nga India.
India ka shpallur këshilltarët ushtarakë, të mbrojtjes, të marinës dhe ato ajror të Islamabadit si persona të padëshiruar në Komisionin e Lartë Pakistanez në New Delhi, duke u dhënë atyre një afat prej një javësh për t’u larguar nga vendi.
Githashtu India mbylli pikën kufitare Wagah me Pakistanin, si dhe do të kufizojë vizat sipas kornizës rajonale të SAARC-it për qytetarët pakistanezë.
Të paktën 26 persona u vranë pasi disa persona të panjohur të armatosur të martën hapën zjarr ndaj turistëve në Kashmirin e administruar nga India, duke e detyruar kryeministrin Narendra Modi të ndërpresë udhëtimin e tij në Arabinë Saudite.
Vendimet u morën në një takim urgjent të Komitetit të Sigurisë së Kabinetit të kryesuar nga kryeministri Modi në New Delhi. India gjithashtu do të tërheq këshilltarët e saj të mbrojtjes, marinës dhe ato ajror nga Komisioni i Lartë Indian në Islamabad. Sipas njoftimit nga autoritetet indiane, postet në komisionet e larta përkatëse konsiderohen të pavlefshme.
Mes tensioneve në rritje, qeveria e Pakistanit sot ka thirrur një takim të Komitetit të Sigurisë Kombëtare për të vendosur se si t’i përgjigjet vendimeve të njëanshme të Indisë.
Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, kryeson komitetin, i cili përfshin shefat e tre shërbimeve të armatosura dhe zyrtarë të tjerë.