Të ngasësh veturën më shpejt se kufiri i lejuar është problematike nga këndvështrimi i sigurisë rrugore, dhe mund të thuhet se gjithnjë e më shumë po rritet vetëdija se kjo është sjellje e paedukatë dhe plotësisht e papranueshme shoqërisht.
Por ta bësh këtë pranë një shkolle është diçka që meriton një ndëshkim serioz – dhe ta bësh 740 herë.
Në thelb, një drejtues mjeti i një Audi A6 të zi është kapur nga e njëjta kamerë trafiku në metropolin amerikan të New Yorkut plot 740 herë, vitin e kaluar dhe këtë vit, duke tejkaluar shpejtësinë në zonë shkolle. Po, aq shumë herë ka vozitur me shpejtësi të madhe pranë një shkolle.
Shuma totale e gjobave për këtë shofer ka kaluar 50 mijë euro (e llogaritur nga dollari).
Ky informacion është publikuar nga organizata Transport Alternatives, bazuar në të dhënat e zyrës financiare të qytetit.
Dy shoferë të tjerë me vetura Mercedes ndjekin në vendin e dytë dhe të tretë, me gjoba në vlerë prej 45 mijë dhe 27 mijë euro, gjithashtu për shpejtësi të tepruar.