Ballina Kronika Parandalohet ngjarja kriminale pas sherrit për pronat, fqinji përdor armën

Parandalohet ngjarja kriminale pas sherrit për pronat, fqinji përdor armën

48
0

Policia e Librazhdit ka arrestuar një 42-vjeçar duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

Autoritetet thonë se ai ka qëlluar me armë gjahu për të kërcënuar fqinjin e tij. Ngjarja ka ndodhur gjatë një sherri për motive pronësie në fshatin Gizavesht.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të dëmtuar.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi S. Xh., 42 vjeç. 

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, me fqinjin e tij, shtetasin H. Xh., 80 vjeç, në fshatin Gizavesht, ka qëlluar me armë gjahu, në ajër, për ta kanosur atë.  Nga të shtënat nuk ka patur shtetas të dëmtuar.   

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut dhe një sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.