Ballina Kosovë Ky vend heq vizat për qytetarët e Kosovës për 30 ditë qëndrim

Ky vend heq vizat për qytetarët e Kosovës për 30 ditë qëndrim

25
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Malajzia ka marrë vendim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës për qëndrime deri në 30 ditë.

Osmani ka paralajmëruar vizitë në Malajzi javën e ardhshme ku do të hapë ambasadën e Kosovës në Kuala Lumpur

“Përpara vizitës sime zyrtare në Malajzi javën e ardhshme, jam thellësisht mirënjohës ndaj autoriteteve malajziane për vendimin e tyre për të përjashtuar nga [kërkesa] vizat për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për qëndrime deri në 30 ditë”.

“Ky hap i rëndësishëm, i kombinuar me hapjen e ardhshme të Ambasadës sonë në Kuala Lumpur gjatë vizitës sime javën e ardhshme, është një shenjë e qartë se lidhjet midis dy vendeve tona po forcohen çdo ditë”.

Osmani shprehu mirënjohje për institucionet malajziane për këtë vendim domethënës.

“Pres me padurim të angazhohem me udhëheqësit e shtetit javën e ardhshme, ndërsa punojmë së bashku për të thelluar bashkëpunimin tonë dhe për të çuar përpara interesat e përbashkëta të popujve tanë”.