Deputeti PS-së Pandeli Majko ka folur për kreun e PL-së Ilir Metën, të cilin e ka quajtur shokun e tij të rinisë.
Në një dalje televizive, Majko tha se Meta ka bërë shkollën e elefantëve por më pas krijoi partinë e dhelprave.
Majko theksoi se ndien keqardhje për situatën në të cilën Meta ndodhet.
Ndërkohë i pyetur nëse ka tentuar t’i takojë në burg Metën apo Veliajn, Majko tha se nuk ka tentuar jo se i mungon guximi por do të kishte keqkuptime në korridoret e politikës.
“Nuk kam tentuar, jo se më mungon guximi, por mendoj se do kishte keqkuptime në korridoret e politikës”.