Ballina Sport Real po shqyrton mundësinë që të mos luaj finalen ndaj Barcelonës

Real po shqyrton mundësinë që të mos luaj finalen ndaj Barcelonës

14
0

Sipas asaj që raporton ”El Chiringuito”, klubi mbretëror po shqyrton mundësinë për tu kthyer në shtëpi dhe mos të luaj në finale.

”Avokatët e Real Madridit- it po përgatisin një deklaratë në të cilën klubi do të kërkojë nga gjyqtarët të kërkojnë falje. Real Madridi mund të kthehet në shtëpi pa luajtur në finale.”, thuhet në raportimin e “El Chiringuito”.

Kujtojmë që pak minuta më parë, trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti dhe futbollisti Luca Modric refuzuan të dilnin në konferencë për media, duke anuluar edhe stërvitjen e sotme.

Arsyeja e braktisjes së konferencës raportohet se është pasi Real Madridi ka kërkuar të ndryshohen gjyqtarët e finales, por kjo nuk është pranuar nga Federata Spanjolle e Futbollit.

Finalja e Copa del Rey, mes Barcelonës dhe Real Madridit mund të mos zhvillohet fare.