Ballina Sport Slot: Nuk e prisja të triumfoja që në sezonin e parë

Slot: Nuk e prisja të triumfoja që në sezonin e parë

31
0

Liverpool do të luajë të dielën në fushën e tij ndaj Tottenham.

Skuadrës së “reds” i mjafton një pikë për t’u shpallur kampion në Premier League, në një sezon ku dominoi që nga java e parë.

Në prag të kësaj sfide foli për mediat trajneri i Liverpool, Arne Slot. Ai pranon se nuk e priste që të triumfonte që në sezonin e tij të parë në Premier League: “Nuk e prisja, por e di që ky klub duhet të fitojë trofe”.

“Kjo gjë nuk ndryshon as për mua. Kur unë kaloj nëpër atë derë dhe hyj në Anfield e di që duhet të fitoj. Shumica e trajnerëve kanë punuar këtu për një kohë të gjatë, kështu që ke shanse të fitosh diçka”, tha Arne Slot.

“Jam i vetëdijshëm për këtë, por nuk është gjëja e parë që duhet menduar kur hyn në këtë stadium. Nuk mendoj për historinë.

E vetmja gjë për të cilën mendoj është që të gjithë lojtarët të jenë në dispozicion“, tha Slot.

Më tej ai shtoi: “E pashë sa e vështirë ishte javën e kaluar të merrnim një pikë kundër një skuadre që ishte gati të binte nga kategoria.

Ne kemi luajtur kundër Tottenham tre herë këtë sezon, kështu që e di sa e vështirë është të luash kundër tyre”.

“Duhet bërë edhe një punë, na duhet një pikë. Është përgjegjësi e madhe sepse jemi të vetëdijshëm se hera e fundit që ky klub fitoi titullin ishte gjatë Covid.  

Është një ndeshje e bukur për t’u pritur. Do të përpiqemi ta përgatisim ndeshjen në të njëjtën mënyrë siç e kemi bërë këtë sezon”, tha Slot.