Ballina Aktualitet Stuhi breshëri në Elbasan/ Dëme në të mbjella, fermerët: Humbëm çdo gjë...

Stuhi breshëri në Elbasan/ Dëme në të mbjella, fermerët: Humbëm çdo gjë në 30 minuta

28
0

Stuhia e breshërit ka përfshirë zonën fushore të Elbasanit duke shkaktuar dëme të mëdha tek fermerët në të mbjella dhe pemëtari.

Zonat më të prekura janë fshatrat Bathës dhe Llixhë.

Stuhia e breshërit ka zgjatur më shumë se gjysmë ore ndërsa të moshuarit thonë se nuk e mbajmë mend një stuhi të tillë më parë.

Edhe pse dëmi është shkaktuar nga fenomen natyror, fermerët kërkojnë mbështetje nga shteti pasi nuk kanë të ardhura të tjera.