Ballina Lifestyle Trup ‘i ri’, Pete Davidson fshin 200 tatuazhe

Trup ‘i ri’, Pete Davidson fshin 200 tatuazhe

33
0

Pete Davidson ka rrëfyer procesin e heqjes së 200 tatuazheve të tij. Në një intervistë për “Variety”, ai ka treguar se sa kohë do i duhet ‘për të shpëtuar’ plotësisht prej tyre.

“Fillova gjatë Covid-it në 2020-ën dhe do më duhen edhe 10 vjet. Krahët pothuajse kanë mbaruar, duart dhe qafa kanë mbaruar”, tha ai duke shtuar se ka akoma tatuazhe në kraharor e shpinë. Këtë proces e përshkruan si “të tmerrshëm”.

Është si të vendosësh krahun në një zgarë dhe të djegësh një shtresë, pastaj duhet të kujdesesh dhe ta lësh të shërohet. Është e vështirë. Ta shpif. S’do të gënjej.

31-vjeçari pranoi se “nuk po kujdesej për veten” kur bëri tatuazhet.

Isha i varur nga droga dhe një njeri i trishtuar, ndihesha i shëmtuar dhe se kisha nevojë të mbulohesha. Nuk mendoj se ka diçka të gabuar me tatuazhet, por kur shoh të mitë, kujtoj dikë të trishtuar që ishte i pasigurt.

Komediani shpjegon se “fillimi i ri” me heqjen e tatuazheve ka shumë domethënie për të.

Kur shihem në pasqyrë, s’dua të kujtohem ‘oh, po, ishe një narkoman. Prandaj ke në shpinë SpongeBob që pi marijuanë’. Duhet të kenë kuptim. Jo thjesht që isha nën ndikimin e substancave duke parë ‘Game of Thrones’.

Aktori momentalisht është i lidhur me Elsie Hewitt, por më parë bëri tatuazhe dedikuar ish-ave të tij të famshëm si Kim Kardashiandhe Ariana Grande.