Ballina Politika Votimi elektronik, KQZ: Qendra testimi në Vorë dhe Tiranë! Thirrja për qytetarët...

Votimi elektronik, KQZ: Qendra testimi në Vorë dhe Tiranë! Thirrja për qytetarët dhe partitë politike

25
0

Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit, banorët e njësisë 10 në Tiranë dhe të bashkisë Vorë, do të votojnë përmes pajisjeve elektronike dhe jo me fletë votimi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njoftoi se, për Qendrat e Informimit në të cilat po kryhet testimi i pajisjes elektronike të votimit dhe numërimit, që do të implementohen në njësinë administrative nr. 10, Tiranë dhe bashkinë Vorë.

Sipas KQZ-së: Në Tiranë qendrat e testimit janë:

Në rrugën ”Myslym Shyri”, pranë Agjencisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë.
Në Rrugën e Durrësit, në krye të Rrugës së Ambasadave.
Në Rrugën e Kavajës, në krah të Prefekturës Tiranë.
Në Vorë:

Në rrugën “Demokracia” dhe në ditët në vijim do të jenë të lëvizshme në Prezë dhe Bërxullë.
“Të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e partive politike dhe medias mund të paraqiten dhe të testojnë PEVN-të, çdo ditë nga ora 09:00-19:00.

Pajisjet nuk mund të qëndrojnë të ekspozuara në kushtet klimatike jo të favorshme (përfshirë motin me shi), sepse kjo gjë do të shkaktonte dëmtimin e pajisjeve”, njofton KQZ.