Ballina Europë Agjentes ruse i ndalohet hyrja në zonën Schengen

Agjentes ruse i ndalohet hyrja në zonën Schengen

11
0

Dragana Trifkoviq është dëbuar nga Austria dhe i është ndaluar hyrja në zonën Schengen, ka bërë të ditur avokati serb, Cedomir Stojkoviq në profilin e tij në Facebook.

Stojkoviq ka thënë se e njëjta ka lidhje me Shërbimin e Sigurisë Ruse (FSB).

Trifkoviqit i është ndaluar hyrja në Kosovë që nga viti 2016, kur institucionet e vendit e kanë kategorizuar si agjente me ndikim të FSB-së.

Ajo ka qenë anëtare e Parlamentit të Serbisë para se t’i bashkohej partisë ekstremiste “Dveri”.

Po ashtu, institucionet e sigurisë së Ukrainës dhe mediat e këtij vendi e kanë akuzuar Trifkoviqin për pjesëmarrje si vëzhguese e rreme e zgjedhjeve në Krimenë e pushtuar nga Rusia.

Trifkoviq është lidhur me Oleksiy Yuriyovych Milchakov, një sadist dhe torturues i ushtarëve ukrainas të zënë rob. Milchakov ka qenë gjithashtu instruktor në kampet serbe në Serbi, në përgatitje për “luftërat serbe” për të luftuar përkrah rusëve në Ukrainë.