Ballina Politika Bujar Leskaj: PD gati për revolucionin shëndetësor, 100 ditët e para do...

Bujar Leskaj: PD gati për revolucionin shëndetësor, 100 ditët e para do të shembim sistemin e korruptuar të Rilindjes

27
0

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, dha një mesazh të fortë gjatë takimit me mjekë dhe profesionistë të shëndetësisë. Ai theksoi se Partia Demokratike është gati të nisë një revolucion të vërtetë në shëndetësi, duke shembur sistemin e korruptuar të Rilindjes që në 100 ditët e para. Leskaj prezantoi edhe kandidaten Nada Daullja si një zë të fuqishëm të ndryshimit dhe reformës. PD synon një sistem shëndetësor modern, të drejtë dhe në shërbim të çdo familjeje shqiptare.

Ja reagimi i Z. Leskaj:

Sot, datë 25.04.2025, sëbashku me kandidaten për deputete të PD-ASHM znj. Nada Daullja morrëm pjesë në një takim pune me mjekë, infermierë, stomatologë, farmacistë, laborantë të Vlorës, ku diskutuam programin e Partisë Demokratike për Shëndetësinë si dhe prezantuam gjithashtu Dr.Nada Daullen si kandidate dinjitoze e PD-ASHM në këto zgjedhje, cila është një mjeke e spikatur, me vlera të larta profesionale, por edhe me një kontribut të veçantë në PD në këto vite.
Në fjalën time theksova se programi i PD për shëndetësinë është një program gjithëpërfshirës, që në qendër ka pacientin, mjekun, infermierin.
Gjatë fjalës së saj Nada Daullja falenderoi kolegët që ishin pjesëmarrës në takim dhe foli hollësisht për programin e PD për Shëndetësinë:
-Partia Demokratike, do të ndërmarrë një reformë të thellë shëndetësore bazuar në modelin gjerman.
– Familja do jetë në epiqendër të këtij sistemi. Kujdesi për shëndetin familjar, për familjen, do jetë themeli i sistemit tonë.
-Buxheti për shëndetësinë do dyfishohen.
– Politika shëndetësore do jenë politika të qëndrueshme.
– Kujdesi shëndetësor në rrafshin e depistimit do ketë një karakter krejt tjetër.
– Skema e sigurimeve shëndetësore do ndryshojë, do diversifikohet, nuk do jetë më monopol i një institucioni.
– PD do të angazhohet që 100 ditët e para, të arrijë në një reformim transformues të sistemit shëndetësor, pasi korrupsioni dhe keqfinancimi i Rilindjes e ka shkatërruar atë.
-PD synon të ecë drejt standardeve më të mira të BE dhe nuk do lejohen kurrsesi që në Shqipëri të futen ilaçe që nuk kanë certifikantën e institucioneve më prestigjioze ndërkombëtare evropiane.
-Sot, 2.1 përqind e GDP-së shkon për shëndetësinë. Do rritet që vitin e parë në 3 përqind, me synimin e prerë që brenda mandatit të dalë mbi mesataren e rajonit si financim.
-Kartela mjekësore e çdo pacienti do dixhitalizohet. Protokollet dhe kostoja e tyre do të jenë baza e praktikës në klinika dhe spitale.
Në takim folën personalitete të kësaj fushe në qytetin e Vlorës, Dr.Kosta Koçi, Dr. Remzi Haxhiu, të cilët përmendën problematikat e sistemit shëndetësor dhe shprehën mbështetjen për programin e PD-ASHM.
Në takim morri pjesë dhe Kryetari i PD Vlorë z.Hysni Sharra, i cili mbajti fjalën e tij përshëndetëse.