Policia e Shtetit arrestuar marrësin e njërës pako në Elbasan, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi që dyshohet se do të merrte pakon tjetër në Vorë.
Policia njofton se u zhvillua operacioni “Dërgesa 1”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 32 vjeç, duke marrë në një degë postare në Elbasan, 2 pako me rreth 4 kg Cannabis, me përqindje të lartë THC;
operacioni “Dërgesa 2”, gjatë të cilit u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. I., 21 vjeç, pasi dyshohet se do të merrte në një degë postare në Vorë, një pako me rreth 3.7 kg Cannabis, me përqindje të lartë THC.
Gjithashtu janë sekuestuar 3 pako me 7.7 kg kanabis me përqindje të lartë THC.