Ballina Politika “Gjithçka nisi atëherë…”, Chris LaCivita ndan një foto të veçantë me Trump

“Gjithçka nisi atëherë…”, Chris LaCivita ndan një foto të veçantë me Trump

0
49

Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës elektorale të opozitës postoi një foto krah presidentit amerikan, Donald Trump.

“Gjithçka filloi në Ishullin Parris, shumë kohë më parë,” shkruan ai, duke kujtuar kështu edhe bashkëpunimin me Trump.

LaCivita iu referua një ishulli që përdoret si bazë për rekrutimin e marinsave amerikanë.

Chris LaCivita ishte gjithashtu edhe drejtuesi i fushatës së Donald Trumo, që çoi në fitoren e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Amerikani LaCivita u prezantua nga Partia Demokratike, si drejtues i fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Ai ka marrë pjesë në disa takime elektorale të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ku ka mbajtur edhe fjalime.

Ai foli edhe në hapjen e fushatës së PD-së, ku ndër të tjera tha: “Kush është gati të bëjë Shqipërinë të madhe sërish? Në 2024, në SHBA socialistët u përpoqën të burgosin Donald Trump. Dështuan. Në 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën dhe do të dështojnë. Pse? Sepse nuk kanë çfarë të thonë për dështimet e 12 viteve të fundit, 12 vite krim, drogë, dhe në 12 vite, mbi 1 milion shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Janë 12 vjet dështim ekonomik. Përse të votosh për një parti që ka krijuar të tëra problemet. Votoni për doktor Berishën. Jepni vendit tuaj një mundësi dhe shpresë. Faleminderit dhe iu bekoftë perëndia”.