Akuza kundër akuza, presione, kërcënime për bojkot dhe shumë pak futboll. Vigjilja e “El Clasico-s”, një nga përballjet më epike në Evropë, u shoqëruar më shumë tension, kjo pasi arbritrat e finales së Kupës së Mbretit, dolën në konferencë për shtyp duke akuzuar Real Madrid Tv, televizionin e klubit madrilen, për presion ndaj tyre.
Kjo deklaratë e trupës gjykuese u pasua më pas me një kërcënim të hapur nga klubi i Realit, me këta të fundit që refuzuan konferencën zyrtare përpara ndeshjes, nuk zbriten në fushë për seancën e fundit stërvitore, gjithashtu bojkotuan edhe darkën zyrtar, duke vendosur në dyshim të fortë zhvillimin e finales së Kupës së Mbretit.
Për të zbutur disi tensionin dhe për të qetësuar tifozët, klubi i Realit reagoi me anë të një deklarate për mediat duke sqaruar se opsioni për të braktisur finalen nuk ka qenë kurrë në tavolinë: “Ekipi ynë nuk e ka marrë kurrë në konsideratë idenë për t’u tërhequr nga finalja. Deklaratat e shprehura nga arbritrat e këtij takimi, 24 orë përpara finales, nuk mund të kërcënonin zhvillimin e një evenimenti sportiv me rëndësi botërore që ndiqet nga miliona tifozë në të gjithë botën”, lexohet ndër të tjera në reagimin e Real Madrid.
Tensioni që prodhoi vigjilja e finales Real Madrid-Barcelona pushtoi faqet e para të mediave spanjolle: “Një finale e infektuar”, shkruan AS në faqen e parë. “Madridi ndez finalen”, ishte titulli i përzgjedhur nga Sport.