Ballina Sport Matheus Cunha thyen heshtjen mes zërave për një kalim të mundshëm tek...

Matheus Cunha thyen heshtjen mes zërave për një kalim të mundshëm tek Man United

17
0

Objektivi kryesor i verës për Manchester United, Matheus Cunha, ka thyer heshtjen mes zërave për një transferim të mundshëm në verë tek ‘Djajtë e Kuq’.

Cunha pati një paraqitje fantastike në fitoren që Wolves e mori sot (e shtunë) ndaj Leicester Cityt me rezultat 3-0.

Braziliani shënoi një gol dhe dhuroi dy asistime, duke e çuar në 15 shifrën e golave të realizuar në Ligën Premier, duke u bërë kështu braziliani i dytë me më së shumti gola në një edicion të vetëm.

Pas ndeshjes, Cunha nuk i shpëtoi pyetjes për të ardhmen e tij, por ai dha një përgjigje mjaft diplomatike për BBC Sport.

“Ne jemi shumë të përkushtuar ndaj këtij klubi, të gjithëve dhe duam t’i dëshmojmë tifozëve tanë kapacitetin që kemi”.

“Ne po fillojmë të marrim pikët të cilat i meritojmë dhe t’i dëshmojmë secilit punën tonë”, ka thënë Cunha.

Lexo po ashtuManchester United afër mbylljes së marrëveshjes për transferimin e Matheus Cunha

Është e qartë se Cunha nuk dëshiron të flasë shumë për të ardhmen e tij teksa kanë mbetur edhe pak ndeshje para përfundimit të sezonit 2024/2025.

Ai ka realizuar 15 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 29 ndeshje të luajtura në kampionat këtë sezon.