Ballina Kuriozitete Në koma prej 20 vitesh, “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite mbush...

Në koma prej 20 vitesh, “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite mbush 36 vjeç

34
0

Princi Al-Waleed bin Khaled bin Talal, i njohur në botën arabe si ” Princi i Fjetur” pasi ndodhet në koma për më shumë se dy dekada, mbushi 36 vjeç të premten e kaluar.

Mbreti saudit ka qenë në gjendje kome që nga viti 2005, kur u plagos rëndë në një aksident automobilistik në Londër.

Më 18 prill, me rastin e ditëlindjes së tij të 36-të, në rrjetet sociale vërshuan urimet, lutjet dhe mesazhet e shpresës për princin, i cili, sipas Roya News, është shfaqur si simbol i besimit të palëkundur për miliona njerëz.

Nëna e tij, Princesha Reema bin Talal, postoi në platformën X foto të djalit të saj nga fëmijëria e tij dhe momentet më të fundit, duke shkruar: “I dashuri im Al-Waleed bin Khaled, 21 vjet pas (aksidentit) ti mbetesh i pranishëm në zemrat tona dhe në lutjet e të gjithë atyre që të duan. Zoti im, shëroje robin tënd të dobët.”

Lëvizjet e tij të fundit të regjistruara ishin në vitin 2019, kur thuhet se u përgjigj me lëvizje të vogla, si ngritja e gishtit ose lëvizja e lehtë e kokës. Me gjithë këto shenja inkurajuese, megjithatë, i riu nuk doli kurrë nga koma.

Familja e tij, babai i tij, Princi Khaled bin Talal dhe nëna e tij, Princesha Reema, ende shpresojnë për një mrekulli.

Në deklaratat e mëparshme, Princesha Reema ka theksuar se “shpirti i djalit të saj është ende i pranishëm”, ndërsa Princi Khaled, i cili kishte refuzuar kategorikisht ta shkëputte djalin e tij nga pajisjet mjekësore, beson se Fuqia e Lartë që e mbajti gjallë një ditë mund ta shërojë atë.