Duket se pas deklaratës së fundit se “synojmë 71 manfaye”, Rama në panik duke ditur se të dhënat nga tereni janë edhe më keq, ndonëse këtë të shtunë PS ka anuluar takimet elektorale për shkak të homazheve për Papa Franceskun, burime nga selia rozë bëjnë me dije se kryeminstri mblodhi sot rreth paradites kandidatët e tij për deputetë, në një takim informal në selinë qëndore Tiranë.
Mësohet se në fokus të fjalës së Edi Ramës kanë qenë sondazhet e brendshme të cilat tregojnë se PS me shumë vështirësi në rastin më të mirë kap vetëm 71 madate në votimet e 11 majit. Gjithashtu Rama ka trajtuar edhe shqetësimin për “luftën” e brendshme mes kandidatëve socialistë në listat e hapura, duke u kërkuar që të mos ketë më përplasje brenda PS.
Gjithashtu dhe vota e diasporës dhe problematikat e hasura ishin pjesë e diskutimeve.
Rama ka kërkuar që anëtarët e PS të telefonojnë të afërmit e tyre dhe ti kërkojnë që ata të shprehin vullnetin e tyre politik./alfapress