Real Madrid dhe Barcelona do të sfidojnë njëra-tjetrën këtë të shtunë, në finalen e Copa Del Rey. Tifozët kanë krijuar një atmosferë të zjarrtë sot dhe sipas asaj që shkruajnë mediat nuk ka munguar tensioni, në prag të sfidës që do mbahet në Estadio de La Cartuja (Sevilla).
Bëhet e ditur se ka patur përplasje mes tifozërive. Tre tifozë të Barçës dhe dy tifozë të Realit janë vendosur në pranga nga policia spanjolle. Finalja e Copa Del Rey fillon në orën 22.00.