Ballina Europë Trump dhe Zelensky zhvillojnë takim 15-minutësh në Vatikan, planifikojnë bisedime të tjera

Trump dhe Zelensky zhvillojnë takim 15-minutësh në Vatikan, planifikojnë bisedime të tjera

33
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe lideri ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takuan për rreth 15 minuta në Vatikan dhe ranë dakord që të zhvillojnë një tjetër takim më vonë gjatë ditës për bisedime të mëtejshme.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i Zelenskyt, i cituar nga agjencia Reuters.

Takimi u zhvillua në Bazilikën e Shën Pjetrit, ndërsa fotot e publikuara nga zyra e presidentit ukrainas tregonin të dy udhëheqësit të ulur përballë njëri-tjetrit në qendër të një salle mermeri, pa praninë e ndihmësve të tyre.