Ballina Editorial Vota e emigrantëve!

Vota e emigrantëve!

14
0

Nga Alban Daci 

Po ndodhë ajo që kam thënë që në fillim, por si atëherë edhe sot nuk duan të dëgjojnë! Kisha shpresë që të paktën Opozita të më kishte dëgjuar, por ishin të përqendruar tek “deputetët turistë” në takime me emigrantët!

A është e rëndësishme që emigrantët të votojnë? Përtej rëndësisë është një e Drejtë Kushtetuese dhe si e tillë është e detyrueshme për t’u aplikuar!
Megjithatë, mënyra sesi kanë zgjedhur të bëhet e kam theksuar se mund të kishte disa problematika shumë të rëndësishme:

1. Nuk do të respektohet “sekreteca” e votës. Me këtë mënyrë votimi e kam theksuar se vota nuk do të isht më sekrete. Për t’a parë këtë situatë mjafton të shikojme facebook ku ditët e fundit qytetarët vazhdojnë të publikojnë voton e tyre me zë dhe figurë;

2. Votimi me postë ka shënuar problematika të tjera që shpesh po publikohen nga qytetarët në Facebook, si fakti mos dorëzimit të postës, vështirësisë për të kontaktuar për tërheqjen e postës, mos dorëzimi në dorën e votuesit por shpesh në kutinë postare të deklaruar;

3. Votimi me postë kam theksuar se ka mundësi reale për ndikim apo për tjetërsim të vullnetit të votuesit. Nuk ka asnjë kusht sesi duhet të bëhet votimi, ku duhet të bëhet votimi. Brenda në shpi vetëm votuesi dhe fleta e votimit, apo në mjedise të hapura nën ndikimim e ndonjë vullneti politik.

Pa hyrë pastaj në diskutimin e vazhdueshëm kushtetues që kam bërë për të drejtën për të qenë i përfaqësuar.
Shpenzimet e postës rezultojnë shumë më të mëdha nëse do të ishte aplikuar votimi i drejtëpërdrejtë me qendra votimi në vendet ku jetojnë shqiptarët. Depolitizimin i KQZ mbetet një sfidë tjetër e rëndësishme. Gjithashtu, votimi elektronik përmes një platformë të sigurtë mbetet një opsion më i mirë, sigurt dhe më demokratik. Mungon vullneti politik për të bërë gjëra të mira për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Kjo tashmë është një patologji e vjetër dhe historike në këto vite tranzicioni.