Ballina Kuriozitete 67-vjeçari në Turqi harron gjuhën amtare pas një operacioni në gju

67-vjeçari në Turqi harron gjuhën amtare pas një operacioni në gju

33
0

Një burrë 67-vjeçar nga qyteti i Konyas në Turqi, harroi gjuhën e tij amtare dhe filloi të fliste ekskluzivisht në gjuhën daneze për herë të parë në dhjetë vjet pasi iu nënshtrua një operacioni në gju dhe përjetoi bllokim arterial.

Burrit pas operacionit iu dobësuan krahu dhe këmba e djathtë. Mjekët kryen angiografi urgjente dhe hoqën një mpiksje gjaku të zbuluar, por më pas, pacienti papritur filloi të fliste vetëm danezisht.

Burri kishte jetuar në Danimarkë për 20 vjet përpara se të kthehej në Turqi, ku u vendos në Konya rreth një dekadë më parë.

“Koka ime është plot me gjuhën daneze, nuk mund të them asgjë në turqisht”, tha burri përmes një përkthyesi.