Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu shprehet se pavarësisht tentativa që mund të bëjë Sali Berisha, SHBA nuk mund të blihet me para dhe të heqë non gratën. Në intervistën që dha për një emision televiziv, analisti tha se ky skandal do të jetë subjekt i një debati të gjatë politik, penal e mediatik edhe pas 12 Majit.
“Gjithë roli në këtë marrëdhënie lobimi është kompronmetues. Kanë gjetur njerëz të Marco Rubios, që e ka pasur shef stafi 10 vite përpara se të emërohej sekretar. Me qëllim që ti’ gjejnë anën sekretarit të Shtetit për hallet personale. 6 mln dollarë do të jenë të pavlefshme për të hequr non gratën Berishës. Do t’i shkojnë dëm.
SHBA s’mund të blihen as me 6 mln apo 6 miliardë. Koha do të tregojë se këto para të shkojnë dëm, unë uroj që të jenë me të vërtetë për forcimin e marrëdhënieve të PD me SHBA. Edhe SHBA do të reagojë për këtë kontratë, por pas 12 majit, do të jetë subjekt i një debati të gjatë juridik, penal, ligjor e mediatik. 12 maji do të jetë debat mbi këtë çështje. “, u shpreh Spahiu.