Ballina Politika Basha viziton palestrën “Tirona Karate”: Programi i Koalicionit Euroatlantik parashikon ndërtimin e...

Basha viziton palestrën “Tirona Karate”: Programi i Koalicionit Euroatlantik parashikon ndërtimin e terreneve sportive, punësimin e 1500 trajnerëve, drekë për nxënësit dhe shkolla me orar të plotë

32
0

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka vizituar ditën e sotme palestrën “Tirona Karate”, ku ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e të rinjve që stërviten aty, si dhe ka theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale ndaj sportit dhe arsimit.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Basha shprehet se trajneri Murat Basha është një nga promotorët e palodhur të brezit të ri, i cili, sipas tij, kontribuon në ndërtimin e karakterit, disiplinës dhe shpirtit të garës te të rinjtë shqiptarë.

“Rinia shqiptare ka të drejtë të ndërtojë jetën dhe të realizojë ëndrrat e saj këtu, jo të detyrohet të largohet,” – shprehet Basha, duke renditur disa nga angazhimet kyçe të programit të Koalicionit Euroatlantik për të mbështetur këtë vizion.

Sipas tij, programi parashikon:
-Ndërtimin e terreneve të reja sportive;
-Rritje të mbështetjes financiare për sportin;
-Punësimin e 1500 trajnerëve të rinj në shkolla;
-Rritje me 60% të pagave të mësuesve;
-Shkolla me orar të plotë, nga ora 08:00 deri në 16:00;
-Sigurimin e drekës për nxënësit në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme;
-Kurse të dedikuara në teknologji, gjuhë të huaja, arte dhe sporte;
-Angazhimin e 7500 specialistëve për këto aktivitete.

“Një Shqipëri që investon te rinia është një Shqipëri që fiton të ardhmen,” përfundon Basha, duke u bërë thirrje të gjithëve: “Beso te Shqipëria!”